Që nga dita e premtë e tutje rruga që të shpien nga Novosella deri të rruga e Breznicës do të quhet “Rruga e Mediave”, përcjell InLajmi.
Bashkësia lokale e Karaçevës ka bërë të ditur së ishte vendim dhe deshirë e banorëve të këtij fshati që vendi të emërtohej në këtë mënyrë, dhe kështu u morë edhe vendimi.
Sipas banorëve të kësaj anë puna dhe kontributi i gazetarëve për këtë bashkësi lokale dhe persona të këtij vendi nuk kishte si të paguhej ndryshe, por që kjo ishte mundësia që ata kishin.
Ndërsa tutje në njoftim thuhet së gazetarët ia vlenë të përgëzohen për punën e palodhshme që ata bëjnë. /InLajmi/