8 persona janë vrarë dhe 18 u plagosën sot, si pasojë e një sulmi me bombë në një lagje Shiite në Kabul, sipas raportit të policisë afgane.
“Ekipet e sigurisë po përpiqen të identifikojnë autorët”e sulmit, tha zëdhënësi i policisë Khalid Zadran për bombën, e cila shpërtheu brenda një karroce të mbushur me perime në një rrugë të frekuentuar tregtare lagjen shiite në Kabulin perëndimor.
Zëdhënësi shtoi se disa nga të plagosurit janë “në gjendje kritike për jetën” .
Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin, përcjell Alsat mk.
Në deklaratën e saj thuhet se 20 persona u vranë dhe u plagosën në sulmin që ndodhi në një zonë të Kabulit perëndimor.