Këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani, sot ka ditë feste, me këtë datë artisti mbushi plot 64 vjet jetë, shkruan InLajmi.
Këngëtari Dani është i preferuar për publikun shqiptar, prandaj edhe në ditën e tij të veçantë mori shumë mesazhe urimi, përveç nga familjarët e miqtë, mesazhet e urimit të ditëlindjes nuk munguan as nga fansat e tij.
Këngëtari për vite me radhë vazhdon të sjell projekte të reja muzikore.
Kujtojmë se Dani këngën e tij të fundit e ka lansuar për publikun javë më parë e realizuar në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria Eni Koci me “Vonë”, këngë e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre. /InLajmi/