6 persona mbetën të vdekur pas një aksidenti trafiku në Los Angeles, prej tyre 4 të rritur, një fëmijë dhe një fëmijë i palindur.
Ndërkaq, mësohet se nga ky aksident shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në aksidentin që ngjau në regjionin Slauson Avenue dhe South La Brea Avenue, afër Ladera Parkut, 6 vetura u përplasën me njëra tjetrën pasi që një veturë e markës Mercedes Benz po vozitej shpejtë dhe nuk vazhdoi të lëvizte edhe në dritë të kuqe, dhe si pasojë e pëprlasjes erdhi te zjarri, transmeton Klan Kosova.
Departamenti i zjarrfikësve e ka konfirmuar vdekjen e 6 personave, ndërkaq shkaku i përplasjes do të hetohet.