Në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, rreth orës 01:20 ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale mes 3 veturave dhe 2 këmbësorëve, ku njëri nga këmbësorët ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
Aksidenti në fjalë përveç një vdekjeje ka lënë edhe 3 persona të tjerë të lënduar.
“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 2 këmbësor dhe 3 vetura një veturë në lëvizje dhe 2 të parkuara”, tha për InLajmin zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.
Ndërsa me vendim të prokurorit ngasësi i automjetit që shkaktoi aksidentin me fatalitet është ndaluar për 48 orë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjtit ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës, J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”. /InLajmi/


















