Georgino Wijnaldum është shumë afër kalimit në formë huazimi te skuadra e Romës
Sipas Gianlucca Di Marzio, lojtari pritet të udhëtojë sot në kryeqytetin italian, për ta kompletuar huazimin e tij te Paris Saint Germain.
Mesfushori nuk është i kënaqur me situatën që po e kalon me kampionët e Francës dhe është duke e pritur momentin e duhur për t’u larguar, pëcjell Lajmi.net.
Ndonëse ditëve të fundit u raportua për një mospajtim në lidhje me çështjen e pagesës së lojtarit, ky problem tash duket se ka kaluar dhe është gjithçka gati për t’u firmosur.