Për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka hartuar planin për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të rrugëve që qojnë në zonën e Gërmis, përcjell InLajmi.

Sipas policisë do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc.


Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.
Gjithashtu policia ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera që mësyjnë rrungën e epërme të Gërmisë. /InLajmi/



















