Së fundmi një vetaksident ka ndodhur në qytetin e Malishevës, kështu ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, përcjell InLajmi.
Ky vetaksident përveç dëmeve materiale ka lënë të lënduar 5 persona të cilët ishin në automjet gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti.
Se si ka arritur vetura deri tek vetaksidentimi akoma nuk dihet në lidhje me këtë hetimet po vazhdojnë.
“Rreth orës 15:20 ka ndodhur vetaksident në Malishevë, për pasojë përveç dëmeve materiale 5 persona që kanë qenë në automjet kanë pasuar lëndime. Rasti është duke vazhduar me hetime.”, tha Sheremeti. /InLajmi/