Në Parkun e Gërmisë në Prishtinë ka nisur festivali i njohur ndërkombëtarisht “Sunny Hill”.
Nën një atmosfërë të jashtëzakonshme të rinjtë do të shohin përformimin e këngëtares së njohur Dua Lipa, por edhe të yjeve vendore si Kida dhe Yll Limani.
E organizatori i këtij eventi gjigand Dukagjin Lipa, tha se është i kënaqur që të rinjtë do të mund të jenë pjesë e një eventi të tillë.
Ai theksoi se nga sot e deri më 7 gusht kur edhe përfundon festival do të zhvillohet një kampanjë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Lipa theksoi se qëllimi është që kjo kampanjë të përhapet në tërë botën, raporton Klan Kosova.
“Më shumë po gëzohem që të rinjtë tanë kanë mundësi të jenë pjesë e një eventi të tillë edhe të i shohin artistët që nuk kanë mundësi të i shohin çdo ditë. Sot e fillojmë kampanjën “Set Me Free”, e cila po shpresojmë që në 4 ditët e ardhshme do të shpërndahet në mediat sociale nëpër botë dhe zëri i të rinjve do të ndihet” tha Lipa.