Kasper Schmeichel vendosi të largohet nga Premier League, teksa zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.
Tashmë portieri është prezantuar ditën e djeshme te Nice, ndërsa largohet nga Leicester City pas 11 vitesh skuadër me të cilën fitoi Premier League (2016), Kupën e Ligës (2014), FA Cup (2021) dhe Superkupës e Anglisë (2021).
35-vjeçari nuk i ka harruar tifozët e “Dhelprave” gjatë prezantimit si portier i Nice.
“Pas 11 sezonesh të pabesueshme, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Leicesteri.”, tha Kasper.
“Për mua ishte më shumë se një klub, një vend ku bëra miq dhe gjeta kujtime për jetën. Leicester City ishte shtëpia ime. 11 sezone të veçanta nga njerëzit në prapaskenë, nga ata në fushë pranë meje dhe nga tifozët”u shpreh ai, shkruan abcnews.al.
“Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush. Faleminderit, shihemi së shpejti”shtoi futbollisti, deklaroi portieri i njohur.