Në seancën e Kuvendit, sot po diskutohet për tensionet në veri pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet nga Qeveria e Kosovës, kurse në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, është deklaruar lideri i saj Ramush Haradinaj, i cili me të marrë fjalën fillon me kritika ndaj kryeministrit Kurti, madje e quan ‘good gay’, raporton InLajmi.
Haradinaj, pati kritika sa i përket zbatimit të vendimit dhe shtyrjes së zbatimit të reciprocitetit, për çka tha ai se me këto veprime kryeministri Kurti e ka futur Kosovën në qorrsokak dhe më pas janë detyruar ndërkombëtarët t’i tërheqin pjesëtarët e Policisë.
Ai ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që Kosova ka marrë aksione në veri e të tërhiqet sikur tani Kurti.
“Është marrë që çdo herë kur Kosova është nisur në veri me u kthyer mbrapa, vetëm me këtë ‘good gays’. Nuk ka ndodh në asnjë Qeveri vetëm me VV-në”, tha Haradinaj.
Derisa ka folur për futjen e vendit në qorrsokak, Haradinaj i drejtohet kryeministrit Kurti, duke i thënë se e vetmja dalje nga kjo gjendje është që të fillosh e ti kryeni detyrat e shtëpisë, tu japësh vullnet policëve, duke e miratuar Ligjin e Pagave.
“Më të respektuar janë kriminelët në veri sesa ti. ‘Good gays’ mundesh me qenë kur të shkon përpara e jo kur të kthehesh. Më mirë do të ishte të shkonte në SHBA e të përfundonte marrëveshja me Serbinë njëherë e mirë. Nuk je duke punuar vetëm për vete, por për vendin”, tha Haradinaj. /InLajmi/