Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri për situtatën në të cilën u katandis Veriu i Kosovës në të dielën që lam pasë, përcjell InLajmi.
Çitaku ka vendosur të mos heq dorë nga mendimi i saj së veprimi i të se dielës ishte i pakoordinuar, i paplanifikuar dhe mbi të gjitha i papërgjegjshëm e që sipas saj duke falënderuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, Kosova doli faqe bardhë edhe njëherë.
Deputetja Çitaku është shprehur së ndoshta kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka menduar së nga strukturat paralele në veri do pritet me lule, por që prap u shpreh e lumtur që qeveritaret e ndëgjuan ambasadorin amerikan dhe puna u krye deri në fund.
Si përfundim ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati edhe një kërkesë nga Qeveria e Kosovës ku tha se “nuk po e bëjnë namin”, por tani e tutje le të kryehet ndonjë punë.
Postimi i plotë i saj:
Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.
Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh.
Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?
Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri.
Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju.
Ne nuk jemi opozitë rrënuese. Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri.
Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë. /InLajmi/