Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1.155 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gjithashtu janë shëruar 1.850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 9.592.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 80 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.256 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 3.209 testime, 1.155 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Në total numri i rasteve aktive është 9.592. /InLajmi/