Kuvendi i Kosovës sot ka diskutuar për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa nga opozita është paraqitur edhe një Projekt Rezolutë, mbi bazën e të cilit u kërkua edhe harmonizimi i qëndrimeve, pozitë-opozitë, raporton InLajmi.
Kryetari i i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, derisa ka paraqitur përmbajtjen e Projekt Rezolutës, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të jap një vendim meritor për Kosovën.
“Duke qenë të përkushtuar se autoritetet e Republikës së Kosovës krijuan dhe forcuan një praktikë të qëndrueshme të hetimeve dhe vendimeve përfundimtare të gjykatave në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përmbushur kështu me sukses standardin përfundimtar”, tha ai. /InLajmi/