Reperi nga Gjilani, Blleki dhe këngëtari Festimi, të martën mbrëma kanë publikuar këngën më të re të cilën e kishin paralajmëruar ditë më parë, shkruan InLajmi.
“Shih Shih” titullohet kënga më e re nga bashkëpunimi Blleki dhe Festimi, të cilën tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin tij zyrtar youtube.
Kënga është pritur mjaftë mirë nga publiku dhe fansat e reperit, prandaj edhe ka marrë komente pozitive.
Blleki këngën e tij të fundit e ka publikuar javë më parë e titulluar “Qysh ma ke bo” e cila është pëlqyer shumë dhe ka marrë miliona klikime në kanalin e tij youtube. /InLajmi/