Dortmund nuk mund të kalkulojë në Sebastien Haller për një periudhë relativisht të gjatë dhe tani duhet të shohin opsione për sulmin, para fundit të merkatos.
Drejtori sportiv i Dortmund, Watzke ka thënë se klubi duhet të kompletojë një lëvizje brenda 8-10 ditëve.
Sipas ‘Sport’, Dortmund janë duke monitoruar situatën e holandezit Memphis Depay.
Gjithsesi, çështja mund të jetë e komplikuar për Dortmund, por edhe mund të thjeshtohet në maksimum.
Barcelona fillimisht kërkonte 20 milionë euro për kartonin e Memphis. Megjithatë, së fundmi thuhet se avokatët e lojtarit po negociojnë shkëputjen e kontratës.
Në rast se arrihet marrëveshje për shkëputje të kontratës, Dortmund mund ta transferojë lojtarin falas, përcjell lajmi.net.
Një nga opsionet për skuadrën BVB është edhe huazimi.