Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar rezolutën për liberalizmin e vizave të propozuar nga AAK-ja , raporton InLajmi.
Rezoluta për liberalizimin e vizave është miratuar me 65 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kujtojmë se Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës. /InLajmi/