Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur inaugurimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, të hënën përcjell InLajmi.
Hovenier ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Komerciale është një hap i madh përpara rindërtimit në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Ambasadori amerikan ka thënë se kjo gjykatë do të shpejtojë zgjidhjen e kontesteve komplekse komerciale.
“Mirëpritëm inaugurimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID do të përshpejtojë zgjidhjen e kontesteve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Hovenier. /InLajmi/