Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, është takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin kanë diskutuar për shumë tema, ndër to edhe situatën pas tensioneve në veri, sikur edhe për zhvillimin ekonomik e situatës energjetike në vend, përcjell InLajmi.
Abott, ka thënë se është me rëndësi që Kosova të angazhohet përveç tjerash edhe në zgjidhjen e situatës ekonomike dhe energjetike së bashku me komunitetin ndërkombëtar e qytetarët e saj para dimrit që po vjen.
“Një diskutim i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, zhvillimet e fundit, sigurinë energjetike dhe ekonominë. Është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për dimrin që vjen”, tha ambasadori Abott. /InLajmi/