Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve, janë shënuar 2 raste të vdekjes me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve janë dhënë 80 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.463 doza të vaksinës.
Ndërkaq deri më sot janë dhënë 1.438 doza përforcuese dhe doza të 4-ta të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/