Pas paralajmërimeve të autoriteteve ka nisur dhe evakuimi i detyrueshëm i banorëve nga rajoni i Donetskut.
“Treni i parë mbërriti në Kropyvnytsky në mëngjes,” tha zëvendëskryeministrja ukrainase dhe ministrja për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, Iryna Vereshchuk.
“Kemi evakuuar gra, fëmijë dhe të moshuar, ka pasur shumë njerëz me lëvizje të kufizuar. Të gjithë janë mirëpritur, të gjithë janë ndihmuar”.
Midis 200 mijë dhe 220 mijë banorë do të duhet të evakuohen në ditët në vijim, shkruan A2CNN.
Më herët, presidenti Zelensky paralajmëroi se ushtria ruse po përgatitet për të nisur një ofensivë të re në qytetet lindore të Ukrainës.