Në qendër të Gjilanit në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vetura ka dalë jashtë rruge duke u përpalusur në disa lokale, përcjell InLajmi.
Përkundër dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar, këtë e konfirmoi për InLajmin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Më tej Hashani tha se Policia e Kosovës është duket hetuar rastin se si ka ardhur deri të vetaksidenti.
‘’Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident, një veturë është përplasur jashtë rrugës në qendër të qytetit të Gjilanit. Ka dëme materiale në lokalet për rreth, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar dëme materiale. Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan është duke i udhëheq hetimet se si ka ardh deri te vetëaksidenti” tha Hashani. /InLajmi/