• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Vdekja e 7 vjeçares në Potam të Himarës, Fevziu: Deti shqiptar është xhungël

J G nga J G
2 August 2022
në Shqipëri
0 0
0
Vdekja e 7 vjeçares në Potam të Himarës, Fevziu: Deti shqiptar është xhungël
0
SHPERNDARJE
79
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Opinioni publik u trondit nga ngjarja e kësaj të marte në Potam të Himarës, ku një vajzë 7 vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf në breg të detit. Në lidhje me këtë rast ka folur gazetari Blendi Fevziu. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e vogëlushes ndërkohë që tha se kjo ngjarje është kronikë e një historie të paralajmëruar. Vetë Fevziu përmendi raste ku është rrezikuar personalisht për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave. Fevziu theksoi ndër të tjera se deti shqiptar nuk është në kontrollin e autoriteteve, por është kthyer në një xhungël që është në dorë të banditëve.

“Ngjarje më të rëndë se kjo, çdo prind, por edhe çdo njeri që ka një ndjenjë njerëzore e di sa e rëndë është. E para duhet thënë u prehsh në paq për fëmijën që humbi jetën dhe ngushëllime për familjen. E 2-ta është absolutisht kronikë e një historie të paralajmëruar. Personalisht, nuk dua ta përmend, por kam rreth 15 vjet që jam një nga njerëzit që çdo fillim sezoni dhe gjithë sezonit në mënyrë permanente flas me ministrat e Brendshëm dhe me drejtorët e policisë për arsye se duke qenë notar, për arsye se notoj gjatë dhe duke qenë që zhytem me maska, e ndjej rrezikun çdo sekond. Është një nga historitë më të trishta. Deti shqiptar, ne duhet ta themi, nuk është në kontrollin as të Policisë së Shtetit, as të Marinës, as të autoriteteve lokale të cilave ju përket, është absolutisht në një xhungël që është krejtësisht në dorë të banditëve. Kur them banditëve them jo vetëm ata që e kanë qëllimisht, por edhe njerëzve të papërgjegjshëm. Sot nëse do të shkosh në plazhet e jugut unë kam postuar edhe videon. Ai person aty është më pak se 10 metra nga zona, këtu del një varkë tjetër”.

Fevziu shprehu indinjatën edhe ndaj “jet skive”, të cilat tha se janë kërcënim permanent i pushuesve, ndërsa ata që i zotërojnë ose janë banditë me të shkuar kriminale, ose fëmijë pasanikësh.

“Po marr “jet ski”. “Jet skitë” janë kërcënim permanent i pushuesve në plazhet shqiptare. Janë fitimprurës, por janë fare minore. Janë zë i parëndësishëm në turizëm. Ndërkohë janë një kërcënim i tmerrshëm. Pse nuk ndalohen “jet skitë”? Sepse sot praktikisht pronarët e “jet skive”, le që “jet ski” private në plazhe në botë nuk ka, ti i renton ato janë ose banditë që kanë të shkuar kriminale, ose fëmijë pasanikësh të rinj të cilët llastohen me paratë e baballarëve të tyre pa e kuptuar që me paratë që kanë fituar ata mund të blejnë mirëqenien e tyre, por jo dinjitetin e pushuesve të tjerë që u shkatërrohet jeta nga “jet skitë”. Gjëja e parë që duhet të bëjë shteti është të ndalojë në territorin e Republikës së Shqipërisë lëvizjen e “jet skive”. Ka më shumë se gjysma e vendeve të botës që i ka të ndaluara. Ka plazhe që marrin vendime lokale. Në Francë për shembull 10 plazhe nuk kanë të drejtë “jet skie”, ndërsa një ka të drejtë sepse pushteti lokal e ka gjykuar. Sardenja i ka ndaluar “jet skitë”. Është zero. Në Shqipëri, për të llastuar 15 veta, apo 20 veta apo 50 veta të kërcënosh jetën e miliona pushuesve nuk është normale. Skafet janë problem i vazhdueshëm edhe pse pak më i disiplinuar se “jet skitë. Marr skafet, isha para 2 ditësh desh më kaloi një skaf përsipër i mbushur me fëmijë edhe me familjarë, mbi normë, i mbushur plot. Asnjë nga personat në skaf me jelek shpëtimi”, u shpreh ai.

“Policia i ndalon, i konfiskon sot, nesër i liron gjykata ose lirohen me ndonjë presion nga lart dhe polici rri si guak para atij djalit 18 vjeç i cili merr “jet skinë” që ia ka blerë babi apo jet skinë që e ka blerë me paratë e kontrabandës dhe riterrizon të nesërmen ose të pasnesërmen qytetarët pasi ka qenë i ndaluar nga policia. Duhet marrë një masë. Kemi 3 raste vetëm së fundmi. Është e përditshme”, tha Fevziu.

“Ligji është ligj dhe ligji duhet zbatuar”, tha Fevziu, sipas të cilit shteti duhet të marrë masat.

Raste të tilla përveçse shkaktojnë tragjedi si e sotmja bëjnë dëm edhe për turizmin.

“Plazhet unë i kam bërë për xhirime. Plazhet e jugut janë bosh. Janë bosh. Janë bosh për arsye të krizës ekonomike, për arsye të çmimeve të larta. Janë bosh për një mirë arsye. Nuk ua vë fajin, për arsye të ndryshme. Lufta në Ukrainë, etj. Janë bosh! Por ndërkohë në këtë boshllëk kur po lutesh të sjellësh turistë, kur po bën ç’është e mundur të sjellësh turistë dhe ndërkohë për 15 palaço dhe 15 laca që nuk duan të zbatojnë ligjin shteti të dorëzohet? Kjo është e patolerueshme”, u shpreh Fevziu.

Sipas tij, problem është edhe muzika e lartë, shkruan Tv Klan.

“I njëjti problem është me muzikën. Nuk ka një kriter sa duhet të jetë muzika. Ulesh në plazh, ngjit një po e quaj beach bar e ngre muzikën në qiell se ashtu i teket. Kjo nuk është xhungël”, shtoi më tej Fevziu.

Tags: Blendi FevziuHimarëVdekje
Postimi i mëparshëm

Vuçiq i bindur që nuk do të arrihet asgjë në takimin me Kurtin

Postimi tjetër

Zëvendëskryeministrja ukrainase: Nga Donetsku banorët po evakuohen pa dëshirën e tyre

Të ngjajshme Postime

Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë
Shqipëri

Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

22 July 2025
Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!
Shqipëri

Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!

21 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë
Shqipëri

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash
Shqipëri

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

18 July 2025
Scorpions me koncert në Tiranë
Shqipëri

Scorpions me koncert në Tiranë

15 July 2025
Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë
Shqipëri

Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

14 July 2025
Postimi tjetër
Zëvendëskryeministrja ukrainase: Nga Donetsku banorët po evakuohen pa dëshirën e tyre

Zëvendëskryeministrja ukrainase: Nga Donetsku banorët po evakuohen pa dëshirën e tyre

Lajmet e fundit

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

22 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu