Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve shkatërrimtarë që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë dhe që detyruan evakuimin e mijërave banorëve.
Trupat e 2 viktimave u gjetën brenda një makinë, në një autostradë që ishte përfshirë nga flakët në të 2 anët e saj. Sipas autoriteteve ata ishin duke tentuar të largoheshin nga zona.
Deri në këto momente, raportohet se flakët kanë shkatërruar mbi 52 mijë hektarë me bimësi dhe shumë banesa.
Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërkohë që mbi 650 zjarrfikës vijojnë përpjekjet për të vendosur zjarret në kontroll, shkruan A2CNN.
Situata më problematike paraqitet në rajonin e pyllit të Klamath, ku u urdhërua dhe evakuimi i pjesës më të madhe të banorëve