Bashkimi Evropian, përmes një komunikate, konfirmon se ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të shkojnë për takim në Bruksel, pas tensioneve të një nate më parë ne veriun e Kosovës.
Bashkimi Evropian ka dalë me një reagim një ditë pasi në veri të Kosovës u tensionua situata, për shkak të vendimit të Qeverisë për të zbatuar reciprocitetin me targa dhe me dokumente të lëshuara nga Serbia.
BE-ja ripërsërit se ideja për pezullimin e vendimit për targat dhe dokumentet ka qenë e Përfaqësuesit të Lartë evropian, Joseph Borell. Pas kësaj, njofton zyra për shtyp e BE-së, palët janë ftuar për takim të ndërmjetësuar në Bruksel, transmeton Express.
“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Joseph Borrell dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të 2-ja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në komunikatë.