Anija e parë që transportonte grurë është larguar nga një port ukrainas sipas një marrëveshje historike me Rusinë.
Zyrtarët turq dhe ukrainas njoftuan se anija u largua nga porti jugor i Odesa-s herët në mëngjesin e sotëm. Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga shkurti, por të 2-ja palët ranë dakord për një marrëveshje për të rifilluar dërgesat.
Shpresohet se marrëveshja do të lehtësojë krizën globale të ushqimit dhe do të ulë çmimin e drithit.
Në një deklaratë të lëshuar përpara nisjes së anijes, Turqia tha se anija me flamur të Sierra Leone do të ankorohet në Liban, duke shtuar se dërgesat e mëtejshme janë planifikuar gjatë javëve të ardhshme.
Qendra e Përbashkët e Koordinimit në Stamboll, e krijuar sipas marrëveshjes, tha se anija po transportonte rreth 26 mijë ton misër dhe pritet të mbërrijë në ujërat turke për inspektim më 2 gusht.
“Sot Ukraina, së bashku me partnerët, ndërmerr një hap tjetër për të parandaluar urinë në botë”, shkroi në Facebook ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Alexander Kubrakov, shkruan Top Cannel.
Zhbllokimi i porteve do të sigurojë të paktën 1 miliard dollarë të ardhura nga këmbimi valutor për ekonominë dhe një mundësi për sektorin e bujqësisë që të planifikojë vitin e ardhshëm.