Serbët kanë bllokuar një rrugë në komunën e Zubin Potokut. Rruga e bllokuar është në fshatin Rudar të kësaj komune, ndërsa lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, ka thënë për “Kossev” se ka ardhur deri te bllokimi i një rruge në Zubin Potok, shkruan Gazeta Express.
Ky alarm vije sot, më 31 korrik, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.