31 korriku është dita e 213 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 153 ditë.
30 pes – Beteja e Aleksandrisë: Mark Antony arrin një fitore të vogël mbi forcat e Oktavian-së, por shumica e ushtrisë më pas e braktis, duke e shtyrë atë në vetëvrasje. Antony ishte një mbështetës i rëndësishëm dhe komandant ushtarak për Jul Cezarin. Pas vrasjes së Cezarit në vitin 44 pes, Antoni bashkoi forcat me Marcus Lepidus, një nga gjeneralët e Cezarit, dhe djalin e birësuar të Cezarit, Oktavianin – dhe të tre vendosin një diktaturë treshe e njohur si triumvirat i dytë. Ata eleminuan vrasësit e Cezarit, dhe e ndanë qeverisjen e Republikës së Romës ndërmjet tyre. Antonit iu caktua krahinat lindore romake, përfshi Egjiptin e sunduar nga Mbretëresha Cleopatra. Por marrëdhëniet brenda triumviratit ishin të tensionuara. Lufta civile mes Antonit dhe Oktavianit u shmang në vitin 40 pes, kur Antoni u martua me motrën e Oktavianit. Pavarësisht nga kjo, Antoni vazhdoi dashurinë e tij me Kleopatrën, gjë që tendosi edhe më shumë lidhjet politike me Romën. Senati romak, drejtuar nga Oktaviani i shpalli luftë Kleopatrës dhe e quajti Antonin tradhtar. Pas betejës së Aleksandrisë, Antoni u mund përfundimisht nga Oktaviani në betejën detare në Aktium (Gjiri i Artës) dhe kryen vetë-vrasje – pak pas kësaj, Kleopatra gjithashtu vetë-vritet. Kështu Oktaviani shpallet perandor August dhe Roma Perandori.
431 – Zgjedhet Pope Sixtus III.
781 – Erupcioni më i vjetër i evidentuar i vullkanit Mt. Fuji (Data tradicionale japoneze 6 korriku, 781).
904 – Thessalonica bie në duart e arabëve të cilët shkatërrojnë qytetin.
1009 – Pietro Boccapecora bëhet Pope Sergius IV.
1451 – Jacques Cœur arrestohet me urdhër të mbretit Charles VII i Francës.
1291 – Arrihet një pakt për formimin e Konfederatës zvicerane. Përvjetori i kësaj marrëveshjeje është festuar si Ditë Kombëtare në Zvicër që nga viti 1891, në 600 vjetorin e nënshkrimit të paktit.
1492 – Spastrim fetar; Në Spanjë hyri në fuqi Dekreti Alhambra për dëbimin e hebrenjve. Dekreti u shfuqizua zyrtarisht më 16 dhjetor 1968 nga Këshilli i Vatikanit. Në vitin 2014, qeveria e Spanjës miratoi një ligj që lejon shtetësi të dyfishtë për të pasardhësit e hebrenjve të cilët aplikojnë – kjo u pa si mënyrë që të kompensuar përndjekjet e së kaluarës.
1703 – Ndëshkim me lule; shkrimtari Daniel Defoe, një nga themeluesit e novelës angleze, i njohur për romanin Robinson Kruzo, lidhet në Shtyllën e Ndëshkimit publik për krimin e shpifjes pasi kishte botuar një pamflet politik satirik kundër qeverisë – por në vend të goditjes me sende përçmuese (gurë e mbeturina), Defoe u ‘sulmua’ me lule nga njerëzit e mbledhur dhe kalimtarë. Pas 3 ditësh në shtyllën e ndëshkimit, ai u dërgua në burg nga ku u lirua pas disa muajsh me kusht që të bashkëpunonte duke vepruar si spiun në radhët e kundërshtarëve të qeverisë.
1741 – Mbreti Charles Albert nga Bavaria okupon Austrinë e sipërme dhe Boheminë.
1843 – Shpëtim i rastit; Lindi Robert Todd, djali i presidentit amerikan Abraham Linkoln; Në një rastësi të çuditshme pak para vrasjes së presidentit Linkoln, Roberti po priste trenin në stacion dhe u rrëzua në platformë ndërsa treni po afrohej me shpejtësi – një kalimtar i rastit arriti ta kapte dhe ta tërhiqte nga shinat – shpëtimtari ishte Edwin Booth, vëllai i John Wilkes Booth i cili më vonë do të vriste presidentit Linkoln.
1930 – Emetohet për herë të parë radio programi The Shadow.
1938 – Në prag të luftës së dytë; Bullgaria nënshkruan një pakt mossulmimi me Greqinë dhe shtete të tjera të Ballkanit (Turqi, Rumani, Jugosllavi).
1938 – Arkeologët zbulojnë pllaka të gdhendura ari dhe argjendi nga varri i Darit të Madh – një nga katër varret e mbretërve persianë – në vendin historik të Naqsh-e Rustam, Persepolis, Iran – plaçkitur pas pushtimit të perandorisë nga Aleksandri i Madh.
1945 – John K. Giles tenton të arratiset nga burgu Alcatraz.
1948 – Në fushën Idlewild në Nju Jork, përurohet Aeroporti Ndërkombëtar i New York (sot pas Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy.
1949 – Babai i Nacionalizmit shqiptar; Mit’hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij). Në vitin 1945, kur komunistët morrën pushtetin në Shqipëri. Mit’hati iku në Itali. Vitet e para të luftës së ftohtë i kaloi duke u përpjekur për të mbledhur së bashku një koalicion të forcave anti-komuniste shqiptare në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Kishte vetëm disa vite që i ishte rikthyer politikës.
Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit’hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit’hat filloi të mendonte për t’a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike – ai themeloi Ballin Kombëtar.
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Mit’hat Frashëri shkroi: “Deri tani shqiptarët kanë jetuar shumë pak për veten e tyre; nga veprimtaria e tyre, gjaku i tyre, talentet e tyre kanë përfituar fqinjët e tyre. Ata kanë shenjtëruar të mirën e tyre për të mirën e të tjerëve. Tani ata duhet të jetojnë dhe.. punojnë për veten e tyre, për Shqipërinë e tyre”.
Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar; në vitin1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit – Mit’hat Frashëri është konsideruar nga shumë njerëz si babai i nacionalizmit shqiptar.
1951 – Themelohet kompania Japan Airlines.
1971 – Programi Apollo: Astronautët e misionit Apollo 15 bëhen të parët që kanë ecur në lunar rover.
1981 – Vdes Omar Torrijos në rrëzim aeroplani.
1996 – MIL-STD-1750A dekarohet joaktiv për përdorim në dizajn të ri.
2006 – Fidel Castro i le pushtetin vëllait të tijë Raúl Castro.
Lindje
1598 – Alessandro Algardi, skulptor italian
1704 – Gabriel Cramer, matematikan zvicera
1718 – John Canton, fizikan anglez
1803 – John Ericsson, zbulues dhe inxhenier suedez
1816 – George Henry Thomas, gjeneral amerikan
1843 – Peter Rosegger, poet amerikan
1884 – Carl Friedrich Goerdeler, politikan gjerman
1887 – Hans Freyer, sociolog gjerman
1912 – Milton Friedman, ekonomis amerikan
1914 – Louis de Funès, aktor dhe komedian fancez
1921 – Peter Benenson, themelues i Amnesty International
1923 – Ahmet Ertegün, ekonomist turk
1931 – Kenny Burrell, kitarist amerikan
1932 – Ted Cassidy, aktor amerikan
1933 – Cees Nooteboom, shkrimtar holandez
1941 – Amarsinh Chaudhary, politikan indian
1944 – Geraldine Chaplin, aktore amerikane
1951 – Barry Van Dyke, aktor amerikan
1952 – João Barreiros, shkrimtar portugez
1953 – James Read, aktor amerikan
1959 – Stanley Jordan, xhez kitarist amerikan
1962 – John Chiang, politikan amerikan
1965 – Joanne K. Rowling , shkrimtare angleze
1966 – Dean Cain, aktor amerikan
1967 – Minako Honda, aktore dhe këngëtare japoneze
1974 – Emilia Fox, aktore angleze
Vdekje
855 – Imam Ahmad ibn Hanbal, shtetar mysliman
1099 – El Cid, luftëtar spanjoll
1726 – Nicolaus II Bernoulli, matematikan zviceran
1784 – Denis Diderot, filozof dhe enciklopedist francez
1864 – Louis Hachette, botues francez
1875 – Andrew Johnson, president i ShBA-ve
1886 – Franz Liszt, kompozitor hungaez
1914 – Jean Jaurès, politikan francez
1917 – Francis Ledwidge, poet irlandez
1964 – Jim Reeves, këngëtar amerikan
1972 – Paul-Henri Spaak, kryeministër i Belgjikës
1980 – Pascual Jordan, fizikan gjeran
1986 – Chiune Sugihara, diplomat japonez
2004 – Virginia Grey, aktore italiane
2004 – Laura Betti, aktore italiane
Fjalë kyçe: 31 Korriku, dita e 213, edhe 153 ditë