3 raketa ruse S-300 ruse goditën ndërtesën e shkollës profesionale në qendër të qytetit ne Kharkiv në Ukrainë.
Një ndërtesë tjetër aty pranë, një shkollë fillore, u shkatërrua plotësisht. Zjarri që shpërtheu përfshiu dy ndërtesa të tjera në zone, por sipas të dhënave nuk pati të vdekur e të lënduar. Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina goditi një burg në territorin e mbajtur nga separatistët me raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA, duke vrarë 50 të burgos ukrainas të luftës dhe duke lënë të plagosur 75 të tjerë. Por si Moska e dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza mbi përgjegjësinë e shpërthimit te burgut me rakete.
Ukraina tha se Rusia e kreu sulmin për të inkriminuar në mënyrë të rreme Kievin. Të afërmit e të burgosurve u mblodhën dhe kërkuan drejtësi për të dashurit e tyre, duke e bërë Rusinë përgjegjëse për sulmin.
Presidenti Zelensky tha se duhet të ketë një njohje të qartë ligjore se Rusia ishte një sponsor shtetëror i terrorizmit. Vdekjet, disa prej të cilave u konfirmuan nga gazetarët e Reuters në burgun ku mbaheshin burrat në provincën lindore Donetsk, errësuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për të rifilluar transportin e grurit nga Ukraina dhe për të lehtësuar një krizë ushqimore në mbarë botën, shkreuan A2CNN.
Fermerët në Zapoirzhzhia të Ukrainës juglindore po veshin xhaketa të bëra vetë teksa korrin grurë nën raketa ruse që fluturojnë rregullisht mbi fushat e tyre. “Duhet të ngremë vendin, duhet të sigurojmë ushqim. Duhet të korrim dhe të mbjellim,” tha njëri prej tyre. Më shumë se gjysma e rajonit të Zaporizhzhia është aktualisht e pushtuar nga forcat ruse.