Ngjyra e kuqe e dendur indikon fuqinë e nxehtësisë së fortë afrikane gjatë paradites dhe mesdites së nesërme me erëra kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperaturat në pjesën më të madhe të Republikës së Kosoves pritet të lëvizin nga 32 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë relative e ajrit ta bëjë vapën edhe më të vështirë.
Mirëpo gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes fronti i fuqishëm i ftohtë i cili do të shkaktojë reshje të fuqishme në shtetet fqinje dhe më larg që nga Kroacia, Bosna, Mali i Zi dhe Serbia do të fillojë të depërtojë edhe në Kosovë duke e larguar ajrin shumë të nxehtë nga territori i Kosoves gradualisht. Vende-vende gjatë pasdites ose mbrëmjes priten rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, por përsëri pa reshje në tërë territorin, shkruan Meteo Ballkan.
Me fillimin e depërtimit të frontit pritet të fillojnë erëra nga veriperëndimi dhe veriu dhe pikërisht këto erëra do të fillojnë të freskojnë ajrin dhe të largojnë nxehtësinë e madhe verore. Fronti pas shteteve që i përmendëm më lartë më së shumti do të afektoj[ Kosoven, ndërsa më pak do të afektojë Maqedoninë Veriore e më së paku Shqipërinë.