- Një qytet ku nuk mund të vdesësh
Qyteti i Longyearbyen, Svalbard, është një nga vendbanimet më veriore dhe një vend ku zyrtarisht nuk mund të vdesësh, Ka një varrezë në qytet, por që nuk është përdorur prej 70 vitesh.
Arsyeja për këtë është klima e acartë, që i ndalon trupat e vdekur të dekompozohen dhe i bën ata joshje për kafshët e egra. Njerëzit që janë duke vdekur transportohen në Norvegji me avion. - Një qytezë, 2 shtete
Qytetet e ndarë mes 2 shtetesh janë gjë më e zakonshme sesa mund ta kishit menduar, por ky është krejt i pazakontë. Büsingen am Hochrhein është një qytet gjerman në Zvicër. Ekonomikisht shtë pjesë e Zvicrës, administrativisht është pjesë e Gjermanisë. Ky është i vetmi qytet gjerman me frangën zvicerane si monedhë kryesore. Ka 2 kode postare: zviceran dhe gjerman. Qytetarët përdorin njëkohësisht numra telefonash zviceranë dhe gjermanë. FC Büsingen është i vetmi ekip gjerman që luan në kampionatin zviceran. - Qyteti më infernal
Shteti i Miçiganit, SHBA, është një vend ku mund të gjesh Ferrin. Origjinal e emrit nuk dihet saktë, por banorët janë të lumtur që mbështesin imazhin e tij infernal.
Turistët bëjnë foto të vetes me tabelat “Mirëserdhët në Ferr! sfond dhe dyqanet e suvenireve shesin certifikata prej 2 centimetrash katrorë tokë në Ferr, për 6.66 dollarë. - Një qytet austriak kinez
Kinezët njihen se bëjnë kopje të çdo gjëje në botë – përfshi edhe qytete të tërë. Që të kesh mundësinë të udhëtosh pa u larguar nga vendi, ata vendosën të rindërtojnë fshatin austriak të Hallstatt-it. Kisha u ndërtua e par e më pas un doq nga rrugët që duken fiks si origjinalet. Meqë ra fjala, pronat në Hallstatt-in kinez janë më të kushtueshme sesa ato në Austri. - I fundmit qytet i lirë
Slab City është një qytezë kaliforniane populluar më së shumti nga endacakë, pensionistë dhe ata që nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Njerëzit aty jetojnë në kamionë dhe kasolle të sajuara pa ujë të rrjedhshëm, elektricitet apo adresa. Mungojnë facilitetet publike, taksat dhe qiratë. E gjtiha kjo tingëllon si e pavolitshme, por shumë prej atyre që kanë qenë atje thonë se në fakt është një vend shumë i rehatshëm. vendasit e quajnë qytetit e tyre “ i fundmit qytet i lirë në Amerikë”. - Një qytet shpellë
Matmata në jug të Tunizisë është një qytet ku shumë banime të nëndheshme berberë janë ende të pabanuara. Në vitet ’70, shtëpitë në sipërfaqe u ndërtuan aty, por shumë vendas preferojnë të banojnë në shtëpitë e tyre tradicionale. Fansat e Star Wars do e njohin këtë vend si shtëpia e Luke Skywalker. - Një qytet nën një çati
I gjithë qyteti i Whittier, Alaskë, ndodhet në një ish- ndërtesë ushtarake. Gjithashtu strehon të gjithë dyqanet, një stacion policie, një spital dhe një kishë. Synimi ishte ekonomizimi i ngrohjes duke qenë se moti këtu është i ftohtë dhe me erë gjatë gjithë vitit. Popullsia e qytetit është vetëm 200 banorë. - Qyteti më i kaltër
Muret, dyert, dhe madje edhe shkallët e këtij qyteti të bukur të Chefchaouen në Marok janë të të gjitha nuancave të blusë. Një teori është se u lyen nga hebrenjtë që jetonin aty, duke qenë se bluja është një ngjyrë e shenjtë për ta. Hebrenjtë tashmë janë larguar prej kohësh, por tradita ka mbetur. - Një qytet alien
Më 1947-ën, një UFO u rrëzua në qytetin e Roswell-it, Nju Meksiko. Se çfarë ishte në të vërtetë mbetet ende subjekt debati, por Roswell u bë i njohur botërisht si qyteti Alien. Në këtë vend mbahen festivale me temë jashtëtokësorësh e madje edhe McDonald’s është i dekoruar me imazhe humanoidësh. - Një qytet në detin e hapur
Neft Daşları, apo “Shkëmbinjtë e Vajit” është një qytet industrial në Azerbajxhan. Është i vendosur në një platformë metali në det të hapur, mbi një fushë nafte. Qyteti nuk ka popullsi banorësh. Rreth 2 mijë njerëz shkojnë atje për të punuar me turne për disa muaj. - Një qytet në shkëmb
Qyteti i Setenil de las Bodegas në Spanjë tërheq turistë nga e gjithë bota- me shumë gjasë për shkak se është i ndërtuar në një bazë të madhe shkëmbi. Ka rrugë ku mund të shihni shkëmbinjtë që varen mbi koka në vend të qiellit. Mund të duekt se janë duke rënë, por mbajnë prej shekujsh, shkruan Living Shqip.
1.Një qytet ku të vdekurit ua kalojnë në numër të gjallëve
Qyteti i Colma-s, Kaliforni, është shtëpi e 17 varrezave. Të vdekurit ua kalojnë të gjallëve në një raport njëmijë me një. Ka ndodhur për shkak se autoritetet dikur zgjodhën t’i lokalizojnë të gjitha varrezat e rrethinave të San Franciskos dhe të gjithë trupat u rivarrosën aty. Popullsia e qytetit përbëhet vetëm nga varrmihës, luleshitës dhe ata që bëjnë memorialë, por në vitet ’80, njerëzit nga profesione të tjera gjithashtu nisën të vendosen aty. Motoja e sotme e qytetit është “Është e mrekullueshme të jesh gjallë në Colma!”