Kryetari i Komunës së Malishevës, ka shprehu ngushëllime familjes Sopaj të cilët sot humbën 2 familjarë në një aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Kastrati ka shkuar edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, atje ku po trajtohen 2 fëmijët e familjes Sopaj, që mbetën të lënduar në aksidentin tragjik në Podujevë.
Më tej ai është shprehur se kjo është një humbje shumë e madhe për gjithë Komunën e Malishevës.
Postimi i plotë i tij:
Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë.
E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal.
Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës. /InLajmi/