Charles De Ketelaere është i gatshëm të sakrifikojë pagën e tij, për një lëvizje drejt kampionit italian, Milanit.
De Ketelaere thuhet se është i përgatitur të marrë një ulje rroge në mënyrë që të shtyjë transferimin e tij nga Club Brugge në Milan.
Mesfushori kreativ e ka kërkuar këtë lëvizje prej javësh dhe ka pritur që klubet të bien dakord për kushtet.
‘Kuqezinjtë’ tani janë më afër se kurrë, pasi kanë ofruar 31 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse për të arritur çmimin e kërkuar prej 35 milionë euro.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, De Ketelaere ka ndërmarrë hapa për t’i ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje duke pranuar një ulje pagash për ta arritur atë, trasmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse përfundimisht do të arrihet marrëveshja ndërmjet klubeve.