Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në vazhdimin sot të seancës së djeshme të kuvendit, ka folur për çështjen e çmimeve të barnave, ndërsa thotë ai se rregullimi me ligj i çmimeve është me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës, raporton InLajmi.
Deputeti Haxhiu ka kujtuar kështu para ligjvënësve se rregullimi i çmimit të barnave me ligj ekziston në vendet e rajonit, prandaj kërkoj nga që iniciativa e PDK-së të përkrahet nga të gjitha partitë tjera.
“Është një prej segmenteve më të rëndësishme për shëndetësinë dhe për të ndaluar abuzimet me çmime. Me vite qytetarët paguajnë barna më shtrenjtë se qytetarët e rajonit. Në 2018 është marrë vendim që të rregullohet ky segment, më pastaj ky udhëzim administrativ është larguar për të lënë pa rregullim të barnave”.
Haxhiu ka bërë të ditur se në projektligjin e rregullimit të barnave kanë punuar së bashku me ekspertët.
“E kanë edhe vendet e BE-së dhe në Kosovë kërkohet që të ketë një rregullim të çmimeve të barnave. Së bashku me ekspertë kemi punuar që ta sjellim një projektligj që rregullon çmimet e barnave”, tha Haxhiu. /InLajmi/