Një person në Deçan dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve trupore gjatë prerjes së drunjëve në pyll, përcjell Inlajmi.
Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Decan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /InLajmi/