Spanja ka raportuar vdekjen e parë me linë e majmunit, në atë që është viktima e parë e njohur në Evropë dhe e 2-ta jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.
Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi vdekjen të premten, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë kontinentit afrikan në shpërthimin aktual, më herët të premten, shkruan Sky News.
Në raportin e fundit, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4.298 raste ishin konfirmuar në vend, transmeton abcnews.
Nga 3.750 pacientët për të cilët kishte informacion, ai tha se 120 janë shtruar në spital, që përbën 3.2% dhe një ka vdekur, pa dhënë detaje të mëtejshme.