Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 33-34 gradë Celsius. Pasdite mund të ketë zhvillime të pakta të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu në ndonjë zonë të izoluar.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.
Të shtunën edhe më nxehtë, me temperatura maksimale deri në 35 gradë Celsius, e në disa zona të nxehta edhe më nxehtë. Pasdite në disa vise Kosovë, veri të Malit dhe rrallë në disa vise tjera priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si pasojë e ardhjes së një sistemi frontal nga veriperëndimi. Ky sistem pritet të shkaktojë ulje të temperaturave, shkruan Meteo Ballkan.
Të dielën na pret mot i këndshëm, me intervale kohore me diell dhe vranëria e në disa vise me riga lokale shiu.