Mbrëmja e së enjtes u përcoll me debate të shumta ku temë temë diskutimi ishte rënia e Qeverisë Kurti, shkruan InLajmi.
Debatet nëse ka premisa apo jo për rënien e Qeverisë vazhduan edhe gjatë mbrëmjes, mbi bazën e e deklarimit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili paralajmëroi largimin e disa deputetëve të Vetëvendosjes nga Grupi Parlamentar me këtë hap tha ai pritet edhe rënien e Qeverisë Kurti në vjeshtë.
Ndaj kësaj deklarate të Gashit, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili shprehet i bindur se kurdo që do të ketë zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të fitojë bindshëm.
Abrashi, tha se nuk ka rëndësi kur do të rrëzohet qeveria, por sipas tij e rëndësishme është se humbja e partive të tjera do të jetë e thellë, kurse fitorja e Vetëvendosjes do të jetë e madhe.
Postimi i plotë i tij:
Në vjeshtë, në dimër, në shën gjergj apo në 2025. Pak ka rëndësi. E rëndësishme është se humbja e tyre do të jetë e thellë, kurse FITORJA jonë e madhe. /InLajmi/