• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

A po i gjykon Serbia kryerësit e gjenocidit në Kosovë?

J G nga J G
29 July 2022
në Kosovë
0 0
0
A po i gjykon Serbia kryerësit e gjenocidit në Kosovë?
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa Vuçiq flet shumë për politikë, ai pothuajse asnjëherë nuk deklarohet për krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës. Madje, as Prokuroria serbe nuk tregon për zvarritjen e lëndëve të krimeve të luftës, të cilat me vite të tëra presin në sirtarët e gjykatave në Serbi. Njëri ndër ta është rasti i Qyshkut, për të cilin aktakuza është ngritur në vitin 2010 dhe procedura është ende në vazhdim. Vlerësohet se kjo gjë po ndodh si pasojë e mungesës së vullnetit politik.

Në Serbi vlerësohet se numri i gjykimeve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë, është i pamjaftueshëm. Si problemet kryesore veçohen mos hetimi, mos pasja e aktakuzave të reja, mos ardhja e viktimave dhe mos sigurimi i dëshmitareve.

Për gati 10 vjet në Serbi nuk ka pasur ndjekje penale apo përparim në gjykimet e rasteve ekzistuese të krimeve të luftës të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Deri tani janë zhvilluar dhe përfunduar ligjërisht proceset për Podujevën, Suharekën, Vëllezërve Bytyqi dhe Tërnje.

“Në Serbi kemi një numër relativisht të vogël të procedurave për krime të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Në anën tjetër, aktakuza të reja nuk janë ngritur”, deklaron për RTK-në, përfaqësuesja ligjore e viktimave në rastin e Qyshkut, Marina Klaiq.

Sipas Klaiq, gjykimet zgjasin shumë dhe shembulli më drastik është rasti i Qyshkut, në të cilin aktakuza është ngritur në vitin 2010 dhe procedura është ende në vazhdim.

“Aktgjykimi i shkallës së pare (rasti i Qyshkut) është revokuar dhe tani jemi në fazën e përsëritjes. Procedura në shkallë të parë po zgjat shumë. Gjatë vitit 2020 dhe 2021 nuk është mbajtur asnjë seance gjyqësore dhe së fundmi, më 8 korrik, kemi pasur shqyrtimin e parë për atë rast në 2022. Arsye për anulimin e aktgjykimit ishte qëndrimi i Gjykatës së Apelit se Gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë të mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen e dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara”, tha Klaiq.

Aktakuza e fundit për krimet ndaj civilëve shqiptarë ka qenë ajo për rastin në Tërnje ne vitin 2013, dhe nuk ka aktakuza të reja. Ndërkohë, 2 aktakuza janë ngritur, mirëpo, siç tha Klaiq, vetëm formalisht.

“Aktakuza janë ngritur zyrtarisht në vitin 2014 dhe 2019, por të 2-ja kanë të bëjnë me ngjarjet që lidhen me rastin e Qyshkut. Në vitin 2014 i referohet tre autorëve të rinj të krimeve në Lubeniq, i cili tashmë është përfshirë në procesin e Qyshkut, dhe në 2019 kundër personit që ishte përfshirë në hetim mirëpo nuk ishte në dispozicion të autoriteteve shtetërore. Pra në fakt ne nuk kemi asnjë aktivitet për sa i përket Prokurorisë”, tha ajo.

Që nga viti 2013, Fondi për të Drejtën Humanitare ka dorëzuar nëntë aktakuza në Prokurorinë për Krime Lufte të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Mirëpo, Prokuroria ende nuk ka hapur asnjë hetim.

“Në pyetjen se çfarë ndodh në këto procedime, prokuroria jep një përgjigje të përgjithshme se janë duke vepruar sipas kallëzimit penal dhe se kanë problem të kontaktojnë dëshmitarët dhe viktimat. Pra, për fat të keq, përkundër kallëzimit penal dhe përkundër provave, nuk kemi asnjë reagim nga Prokuroria për Krime të Luftës”, thekson Klaiq.

Bashkimi Evropian më parë në disa raste ka paralajmëruar për ndalje në ndjekje penale të krimeve të luftës ne Serbi. Ekspertët ligjorë që merren me të drejtat e njeriut besojnë se çështja e krimeve të luftës në Serbi është politizuar.

Aleksandar Ollenik, jurist nga Beogradi, tha se para dhjetë viteve, në Serbi ka pasur një procedim të krimeve të luftës më të madh, ndërsa sot nuk ka procedura të reja dhe nuk kryhen të vjetrat.

“Gjithçka përfundon në vitin 2012, kur partia e Vuçiqit erdhi në pushtet. Tani dhjete vjet pas nuk ka dënime, procedura të reja, të vjetra nuk kryhen. Prokuroria është vetëm ne formën e ekzistencës ndërsa nuk kanë vullnet politik të bëjnë diçka”, thekson Ollenik.

“Sot puna e Prokurorisë për Krimet e Luftës përdoret vetëm për te treguar BE-se se diçka po punohet”, shtoi ai.

Një problem i madh, sipas Klaiq, është ardhja e dëshmitarëve nga Kosova, sepse bëhet fjalë për persona shumë të moshuar ose që kanë probleme shëndetësore.

“Që nga ndryshimi i rolit të misionit të EULEX-it në vitin 2018, nuk ka mundësi të bashkëpunimit si dikur, kështu që ardhja e atyre dëshmitarëve është shumë më e vështirë se në të kaluarën”, tha Klaiq.

Sipas Olllenik, është evidente që ekziston mosbashkëpunimi me viktimat.

“Për ardhjen e dëshmitareve në Beograd duhet të plotësohen një sërë kushtesh, e për një gjë e tillë nuk shihet që ka vullnet politik”, thotë ai.

RTK ka kontaktuar Prokurorinë në Serbi mirëpo deri më tani nuk ka marr përgjigje lidhur me gjendjen e proceseve gjyqësore, çka është bërë deri tani në procedimin e rasteve dhe a planifikohen ndjekje të reja për krimet e luftës të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë.

Tags: Aleksandar OllenikMarina KlaiqSerbia
Postimi i mëparshëm

Vuçiq: Derisa Albin Kurti është kryeministër nuk ka dialog

Postimi tjetër

Deputeti Avdyli: Nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimin e Gashit, koalicioni është stabil

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me reshje shiu
Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh
Kosovë

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë
Kosovë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Është gjetur në Mushtisht 9 vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri
Kosovë

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Postimi tjetër
Deputeti Avdyli: Nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimin e Gashit, koalicioni është stabil

Deputeti Avdyli: Nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimin e Gashit, koalicioni është stabil

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu