• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 10 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Udhëheqësi i Koresë së Veriut paralajmëron se është gati të përdorë armët bërthamore

J G nga J G
28 July 2022
në Bota
0 0
0
Udhëheqësi i Koresë së Veriut paralajmëron se është gati të përdorë armët bërthamore
0
SHPERNDARJE
111
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, paralajmëroi se është gati të përdorë armët e tij bërthamore në konflikte të mundshme ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, thanë mediat shtetërore të enjten, ndërsa ai përdori një retorikë të zjarrtë kundër rivalëve që ai thotë se po e shtyjnë Gadishullin Korean në prag të luftës.

Fjalimi i tij për veteranët e luftës në 69-vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane të viteve 1950-1953, me sa duket kishte për qëllim të nxiste unitetin e brendshëm në vendin e varfër, mes vështirësive ekonomike të lidhura me pandeminë. Ndërsa zoti Kim i ka kërcënuar gjithnjë e më shumë rivalët e tij me armë bërthamore, thonë vëzhguesit, nuk ka gjasa që ai t’i përdorë ato fillimisht kundër ushtrive superiore të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

“Forcat tona të armatosura janë plotësisht të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo krize, dhe forcat tona për parandalimin e luftës bërthamore janë të gatshme të mobilizojnë fuqinë e tyre absolute me përgjegjësi, saktësisht dhe me shpejtësi në përputhje me misionin e tyre”, tha Kim Jong Un në fjalimin e së mërkurës, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për “demonizimin” e Koresë së Veriut për të arsyetuar politikat e saj armiqësore. Ai tha se stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut që synojnë Korenë e Veriut, tregojnë “standardet e dyfishta” dhe veprime prej “gangsteri” të SHBA-së, sepse i cilëson aktivitetet rutinë ushtarake të Koresë së Veriut, një referencë e dukshme ndaj provave të saj me raketa, si provokime ose kërcënime.

Kim Jong Un gjithashtu pretendoi se qeveria e re e Koresë së Jugut e presidentit Yoon Suk Yeol udhëhiqet nga “maniakë konfrontimi” dhe “gangsterë” të cilët kanë shkuar më tej se qeveritë e mëparshme konservatore të Koresë së Jugut. Që nga marrja e detyrës në maj, qeveria e presidentit Yoon ka lëvizur për të forcuar aleancën ushtarake të Seulit me Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar kapacitetin e tij për të neutralizuar kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

“Të flasësh për veprime ushtarake kundër kombit tonë, i cili posedon armë nga të cilat ata kanë më shumë frikë, është absurde dhe një veprim shumë i rrezikshëm vetëvrasës”, tha Kim Jong Un. “Një përpjekje e tillë e rrezikshme do të ndëshkohet menjëherë nga forcat tona dhe qeveria e Yoon Suk Yeol dhe ushtria e tij, do të asgjësohen”.

Moon Hong-sik, një zëvendës zëdhënës në ministrinë e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, përsëriti të enjten një qëndrim të mëparshëm se Koreja e Jugut ka rritur kapacitetin e saj ushtarak dhe qëndrimin e përbashkët mbrojtës me Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut.

Në prill, Kim Jong Un tha se Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore nëse kërcënohet, duke thënë se ato “nuk do të kufizohen kurrë në misionin e vetëm të parandalimit të luftës”. Ushtria e Kimit gjithashtu ka kryer prova me raketa me aftësi bërthamore që mund të godasin territorin e SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë thënë vazhdimisht në muajt e fundit se Koreja e Veriut është gati të kryejë provën e saj të parë bërthamore në 5 vjet.

Kim Jong Un po kërkon mbështetje më të madhe publike pasi ekonomia e vendit të tij është goditur nga mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë, sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja dhe drejtimi i keq i tij. Në muajin maj, Koreja e Veriut gjithashtu pranoi shpërthimin e rasteve të para të koronavirusit, megjithëse shkalla e sëmundjes dhe vdekjes është gjerësisht e diskutueshme në një vend të cilit i mungon kapaciteti mjekësor modern për ta trajtuar atë.

“Retorika e Kimit u frynë kërcënimeve të jashtme për të arsyetuar regjimin e tij të përqendruar në ushtri dhe ekonominë në vështirësi”, tha Leif-Eric Easley, një profesor në Universitetin Ewha në Seul. “Programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, por Kimi përpiqet të përshkruajë grumbullimin e tij destabilizues të armëve si një përpjekje të drejtë për vetëmbrojtje”.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ka të ngjarë të shtojë kërcënimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, ndërsa aleatët përgatiten të zgjerojnë stërvitjet gjatë verës. Në vitet e fundit, ushtritë e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së kanë anuluar ose pakësuar disa nga stërvitjet e tyre të rregullta për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit dhe për të mbështetur diplomacinë tashmë të ngecur të udhëhequr nga SHBA-ja, që synon të bindë Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor në këmbim të përfitimeve ekonomike dhe politike.

Gjatë fjalimit të së mërkurës, Kim Jong Un tha se qeveria e tij kohët e fundit vendosi detyra për të përmirësuar aftësinë e saj ushtarake më shpejt për t’iu përgjigjur fushatave të trysnisë ushtarake nga armiqtë e saj, duke lënë të kuptohet se synon të vazhdojë me një provë të pritshme bërthamore, transmeton Zëri i Amerikës.

Por, Cheong Seong-Chang nga Instituti privat Sejong në Korenë e Jugut tha se Koreja e Veriut nuk do të kryejë provën bërthamore përpara se Kina, aleatja e saj kryesore dhe ofruesja më e madhe e ndihmës, të mbajë kongresin e Partisë Komuniste në vjeshtë. Ai tha se Kina është e shqetësuar se një provë bërthamore e Koresë së Veriut mund t’i japë Shteteve të Bashkuara një justifikim për të rritur partneritetin e sigurisë me aleatët e saj e që mund të përdoret për të kontrolluar ndikimin kinez në rajon.

Tags: Cheong Seong-ChangKim Jong-unSHBA
Postimi i mëparshëm

Begaj: Do të punojmë ngushtë e në partneritet strategjik me SHBA-të

Postimi tjetër

Kadrijaj-Latifit: Stafi shëndetësor po punon 40 orë pa kompensim, vizitoje QKUK-në

Të ngjajshme Postime

Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus
Bota

Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus

9 July 2025
Temperaturat ekstreme në Greqi mbyllin përkohësisht Akropoli
Bota

Temperaturat ekstreme në Greqi mbyllin përkohësisht Akropoli

8 July 2025
Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë
Bota

Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

8 July 2025
“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza
Bota

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

7 July 2025
Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare
Bota

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

7 July 2025
Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë
Bota

Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë

7 July 2025
Postimi tjetër
Kadrijaj-Latifit: Stafi shëndetësor po punon 40 orë pa kompensim, vizitoje QKUK-në

Kadrijaj-Latifit: Stafi shëndetësor po punon 40 orë pa kompensim, vizitoje QKUK-në

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 13 dhjetor ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 10 korrik ndër vite?

10 July 2025
Kek me çaj kamomili dhe mjaltë

Kek me çaj kamomili dhe mjaltë

10 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Mot mjaft i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell

10 July 2025
Situata në veriun e Kosovës temë diskutimi në mes Lajçakut dhe Nulandin

Komandanti i Trafikut në Ferizaj e zëvendëson komandantin në Lipjan

10 July 2025
Atje ku mbizotëron pushteti, dashuria humb

Atje ku mbizotëron pushteti, dashuria humb

10 July 2025
Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut

Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut

10 July 2025
“Policët kanë qajtë mas këtij rasti – Veç me e zbatu ligjin”, Qalaj i përgjigjet avokates kur thotë se policët tash e tutje do kenë frikë ta kryejnë punën

“Policët kanë qajtë mas këtij rasti – Veç me e zbatu ligjin”, Qalaj i përgjigjet avokates kur thotë se policët tash e tutje do kenë frikë ta kryejnë punën

9 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu