Profesori shqiptar në Zvicër, Bashkim Iseni, thotë se shqipëtarët e diasporës janë integruar shumë në shtetet përkatëse ku jetojnë dhe veprojnë.
Iseni, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se gjeneratat e 2-ta në mërgim janë ato që kanë shkuar shumë përpara në integrim, shkollim e edhe vende të mira të punës nëpër shtetet ku jetojnë.
“Fatkeqësisht e them se Kosova nuk ka arritur që ta thith potencialin aq sa duhet të diasporës. Besoj që institucionet tash kanë përkushtim në retorikën e tyre politike duke mbrojtur diasporën. Por, nuk shoh plane të mirëfillta që e fusin diasporën në planin e zhvillimit të vendit – kjo do të duhej të bëhej me një politikë shtetërore e cila ndan resurse, mobilizon individ e qendra pikërisht pikërisht për të përfituar nga potenciali i diasporës”, tha ai.