Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshje në SHBA me MMC-në pas shumë dekadash përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Osmani thotë se ky investim do të ndihmojë në stabilizimin energjetik në Kosovë në kohën kur po parashihet problem i madh energjetik global.
Presidentja Osmani deklaroi se ky investim jo vetëm se do të sjell të mira energjetike në Kosovë por do ti hapë rrugë edhe grave që të jenë pjesë e këtij rrugëtimi energjetik.
Postimi i plotë i saj:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë pranë Kosovës
Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.
Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.
Kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë atë që dihet tashmë botërisht, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme! /InLajmi/