Sipas juristit, Bardhyl Hasanpapaj, opozita nuk po bën asnjë fushatë politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2, prandaj kjo qeveri sipas tij nuk mund të rrëzohet vetë.
“Kryeministrin Kurti nuk ka kush e rrëzon”, kështu ka deklaruar juristi, Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me deklaratat e Shefit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili kishte thënë se Qeveria Kurti 2 pritet të rrëzohet në vjeshtën e vonë.
Hasanpapaj për këtë deklaratë ka thënë se ishte interesante sepse siç thotë ai, Qeveria nuk bie vetë, ndërsa opozita nuk po bën asnjë fushatë politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2.
“Opozita mezi nuk po pret të shkojë në pushime, ashtu kshtu ka qenë në pushime”, ka thënë Hasanpapaj në RTV Dukagjini.
Sipas tij, kjo deklaratë e Gashit ka qenë një ide e çastit e pamenduar mirë e jo ndonjë qëndrim zyrtar i tij.