Jo vetëm Kosova i është gëzuar nënshkrimit të Marrëveshjes milionëshe me MCC në Washington, sepse për arritjen e kësaj marrëveshje është shprehur i lumtur edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, i cili tha se ky hap, kjo marrëveshje thellon partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së, përcjell InLajmi
Hovenier, thekson gjithashtu se pret me padurim rezultatet e kësaj marrëveshje edhe në afat më të shkurtër, siç tha si në muajt por edhe vitet e ardhshme.
“I lumtur që shoh Kosovën dhe SHBA-në të ndërmarrin këtë hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga ky kompakt në muajt dhe vitet e ardhshme!” shkroi Jeff Hovenier.
Ndryshe mbrëmë në Washington Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me SHBA-në konkretisht me MMC-në për Programin Kompakt me vlerë prej 236.7 milionë dollarë.
Këtë marrëveshje kryeministri Kurti e ka vlerësuar si bashkëpunim historik mbi qëllimet e përbashkëta në sektorin energjisë, por siç është shprehur ai kjo marrëveshje është edhe një kremtim i marrëdhënieve të thella ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. /InLajmi/
Happy to see Kosovo and the U.S. take this next step which deepens our joint partnership. Looking forward to seeing significant results from this @MCCgov Compact in the coming months and years! https://t.co/4U2TAxS2Ty
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 28, 2022