Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, edhe një herë reaktualizon çështjen e Ligjit të Pagave duke theksuar se miratimi i ligjit është domosdoshmëri, përcjell InLajmi.
Sipas tij mos miratimi i Ligjit për Paga po dëmton sektorët e arsimit, shëndetësisë si dhe Policinë e Kosovës.
Haradniaj thotë se nga papërgjegjësia e qeverisë Kurti, janë dëmtuar mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, administratat ndërsa vlera e dëmit është mbi 31 milionë euro.
Postimi i plotë i tij:
Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.
Por, dëmi më i madh nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti i është shkaktuar sektorit të Arsimit.
Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro.
Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri. /InLajmi/