Prizreni ka hapur dyert për “Edicionin e Panairit të Librit 2022” ku po marrin pjesë Shtëpi Botuese nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, përcjell InLajmi.
Në këtë moment të veçantë Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, në hapjen solemne ka shprehur edhe njëhërë përkrahje për organizatorët e këtij panairi edhe në vazhdimësi.
Totaj tha se e veçanta e këtij panairi është se çdo mbrëmje organizohen promovime dhe diskutime me autorë të fushave të ndryshme.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmë u hap edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren, organizuar nga OJQ “IKKS”, me përkrahjen e Komunës së Prizrenit – Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Me këtë rast urova organizatorët dhe u ofrova përkrahje në vitet vijuese.
Në edicionin e sivjetmë të këtij panairi po marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Çdo mbrëmje, nga ora 20:00, organizohen promovime e diskutime me autorë të fushave të ndryshme./InLajmi/