Raportohet se një aksident zinxhir ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte afër kufirit Hungari – Serbi, ku pjesë e këtij aksidenti janë edhe veturat e mërgimtarëve që po vinin drejt Kosovës.
Daily News, media hungareze, shkruan se në aksident janë të përfshira 6 vetura, në mesin e të cilëve edhe shtetas të Zvicrës dhe Gjermanisë, të cilët ishin nisur drejt Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Referuar informacioneve nga organet policore, hungareze, nuk ka viktima dhe të lënduar, por vetëm me dëme materiale.