Vizita e krerëve të shtetit të Kosovës, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurtit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe takimi i tyre i nivelit të lartë me sekretarin e shtetit Amerikan Antony Blinken vlerësohet i një rëndësie të madhe strategjike dhe jetike si dhe reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, përcjell InLajmi.
Takimin e krerëve të shtetit të Kosovës në Washington me Sekretarin amerikan Blinken e vlerëson të rëndësishëm edhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e cila shprehet se aleanca me SHBA-të është jetike dhe si tillë do të ruhet e vazhdohet.
Ndryshe, takimin e udhëheqësve të shtetit të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken e vlerëson të rëndësishëm edhe si një partneritet të qëndrueshëm ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës edhe ambasadori amerikan në Kosovës Jeff Hovenier.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Takimi i larte ne SHBA i delegacionit te Kosoves me Sekretarin e shtetit amerikan Blinken dje ne Ëashington ka rendesi te madhe strategjike per Kosoven! Aleanca me SHBA-ne eshte jetike dhe si e tille duhet te ruhet dhe zhvillohet vazhdimisht! /InLajmi/