Ylli portugez nuk është i kënaqur me mungesën e Manchester United në Champions League dhe është duke shqyrtuar të gjitha opsionet tjera momentalisht.
Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes janë kthyer dje në Mançester, ku edhe kanë negociuar për të ardhmen e lojtarit.
Sipas raportimeve të ‘Cope’, Jorge Mendes i ka kërkuar Manchester Unitedit të rinovojë kontratën e Cristiano Ronaldo.
Pas rinovimit, Ronaldo do të largohej në formë huazimi, për të gjetur disa minuta te një skuadër që luan në Champions League, përcjell lajmi.net.
Skuadrat që janë lidhur më shumë me transferimin e mundshëm të Ronaldo janë Chelsea dhe Atletico Madrid.