Kosova është përfshirë në valën e koronavirusit, rastet po lulëzojnë si ” kërpudhat pas shiu”, kjo duke quar në shifra mjaftë të larta me raste aktive në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Duke përllogaritur me rastet e ditës së djeshme me 1.187 raste, në Kosovë aktualisht raste aktive me koronavirus janë 9.820 raste.
E lajmi i gëzueshem nga gjithjë kjo situatë është se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si pasojë e infektimeve me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje për vaksinim e deri më tani thirrjes iu kanë përgjigjur mbi 900 mijë banorë të cilët kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të 2-ja dozat, ndërsa edhe të 3-tën mbi 100 mijë.
Në vendin tonë rasti i parë me koronavirus është lajmëruar në mars të vitit 2020, ndërkaq nga ajo kohë e deri më tash në Kosovë janë regjistruar 3.164 vdekje, si pasojë e infektimit me koronavirus.
Për herë të parë koronavirusi u shfaq në në vitin 2019 në Vuhan të Kinës, ndërkaq OBSH-ja e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./InLajmi/